Ishte dënuar me mbi 3 vjet burg, vetë-dorëzohet në policin e Prizrenit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë-dorëzuar i dënuari A.Q., mashkull nga Prizreni, i cili ishte i dënusr me tri vite burgim, raporton Periskopi.
I njëjti ka qenë në kërkim me tri urdhëresa dhe ishte i dënuar gjithsej me 3 vjet e 110 ditë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar me 3 vjet e 110 ditë burg, në tri raste të ndryshme, për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, sipas nenit 267, paragrafi 2 i KPRK-së.



