Ishte për trajtim në QKUK, kur kthehet në shtëpi e kërcënon me vrasje babain

Ishte për trajtim në QKUK, kur kthehet në shtëpi e kërcënon me vrasje babain

Një burrë nga Skenderaj është kanosur me vrasje nga i biri. Ky i fundit që tani është arrestuar, sipas policisë ishte për shërim të detyrueshëm në QKUK dhe kur u kthye në banesë kanosi të atin.

“Skenderaj, 14.09.2021-14:35. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se , djali i tij i cili ka qenë në shërim të detyrueshëm në QKUK , pasi është kthyer në banesë e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhej në raportin 24 orësh të policisë

Tutje bëhet e ditur që rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: