ISIS merr goditjet e fundit në Mosul

ISIS merr goditjet e fundit në Mosul

Forcat qeveritare irakiane kanë depërtuar thellë në qytetin Mosul të kontrolluar nga terroristët e ISIS, ndërsa beteja për qytetin e dytë më të madh të vendit po i afrohet fundin.

Komandanti i Operacionit të Çlirimit të Ninvas, gjeneral-lejtnant Abdul Amir Jarallah, deklaroi të hënën se forcat e ushtrisë irakiane kishin rimarrë kontrollin e lagjeve Al-Khatounijah dhe al-Taualeb në qytetin e vjetër, ndërsa terroristët e ISIS janë larguar nga pjesa perëndimore e Mosulit, raportoi rrjeti televiziv al-Sumaria në gjuhën arabe.

Më parë gjatë ditës, komandanti i forcave të policisë federale, gjeneral-lejtnant Raed Shaker Xhoudat njoftoi në një deklaratë se forcat e sigurisë kishin çliruar zonën Bab al-Saraj dhe ngritën flamuj të Irakut mbi disa ndërtesa atje. Ai tha se forcat qeveritare kishin marrë përsipër edhe kompleksin Zullauabek dhe Xhaminë Khozam përveç një terminali në Qytetin e Vjetër të Mosulit.

Shpërndaje në: