ISIS vret dy gazetarë irakianë

ISIS vret dy gazetarë irakianë

Pjesëtarët e Shtetit Islam (ISIS) kanë vrarë dy gazetarë irakianë në një fshat në jug të Mosulit, në veri të vendit, njoftoi sot televizioni që i punësonte.

Stacioni televiziv “Houna Salaheddine” nuk e ka saktësuar datën e sulmit.

“ISIS-i kishte hyrë në fshatin Imam Gharbi në fillim të javës dhe forcat irakiane po përpiqen t’i largojnë. Kolegët tanë, Harb Hazza al Douleimi, korrespondent i ‘Houna Salaheddine’ dhe kameramani Soudad al Douri, u vranë në Imam Gharbi”, thuhet në komunikatën e televizionit.

Sipas televizionit, një gazetar i tretë i të njëjtit televizion vazhdon të jetë i bllokuar në fshat.

 

Shpërndaje në: