Ismaili i PDK: Konjufca është marrë peng, nuk është kryeministër në realitet

Ismaili i PDK: Konjufca është marrë peng, nuk është kryeministër në realitet

Deputeti i PDK’së, Uran Ismaili ka folur në Kuvend pas prezantimit që Glauk Konjufca e bëri në rast se votohet, raporton Periskopi.

Ai ka thënë që është dëshpëruese me pa vendin në këtë gjendje, sic thotë ai për shkak të VV’së.

Ismaili tutje ka thënë që seanca është farsë, dhe se Kurti dëshiron të ia lë fajin vetëm opozitës.

“Nuk ka njeri as në VV, as në Kosovë, e as Konjufca që beson se mund të jetë kryeministër e Kurti zëvendës i tij. Kjo seancë është farsë, i njëjti mentaliet që bllokohej me Albulena Haxhiun. Është dëshpëruese me pa Kuvendin kështu. Kemi tentu me tejkalu këtë situatë”, tha ai.

“Kërkohet vota që të merret peng Konjufca. A mundet Konjufca të distancohet dhe të kërkojë hetim të tenderëve njëburimor në KEK. A mundet Konjufca të kërkojë hetim për ministren Hajdari dhe abuzimet me rezervat e shtetit. Konjufca nuk mundet as me propozu ministra për të ardhmen e as me kërku hetim për abuzime për të kaluarën. PDK-ja do të votojë kundër. Vetëvendosja po tenton me zgjatë krizën”, ka thënë ai.

 

 

 

Shpërndaje në: