Ismajli: Gjilani ka potencial të madh ekonomik dhe bizneset tona kanë nevojë për një komunë që i sheh si partnerë zhvillimi
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli kanë vizituar një nga bizneset në këtë qytet.
“Kjo vizitë ishte dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh ekonomik dhe bizneset tona kanë nevojë për një komunë që i sheh si partnerë zhvillimi”, ka shkruar Ismajli.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidatët tanë për Asamblenë Komunale, Fatos Ramadani, Gresa Krasniqi Fazliu, Driton Nuhiu, patëm kënaqësinë dhe nderin të vizitojmë një nga bizneset që po i japin frymë zhvillimit të qytetit tonë, RC COLA.
Kjo vizitë ishte dëshmi e qartë se Gjilani ka potencial të madh ekonomik dhe bizneset tona kanë nevojë për një komunë që i sheh si partnerë zhvillimi.
🙌🏼Vizioni jonë është i qartë që ta vendosim ekonominë vendore në qendër të qeverisjes, duke u krijuar kushte më të mira sipërmarrësve dhe duke hapur më shumë mundësi pune për të rinjtë.
Besojmë fuqishëm se bizneset me brend si “RC COLA” janë promotor i zhvillimit ekonomik, dhe me përkrahjen e tyre Gjilani do të hapë një kapitull të ri zhvillimi e përparimi.
🙏🏼Një falënderim i veçantë për pronarin Fejzullah Mustafa për mikpritjen e ngrohtë që na bënë.
Bashkë do ta ndërtojmë projektin për Gjilanin e ri të fuqishëm, ekonomikisht të qëndrueshëm dhe me të ardhme më të mirë për të gjithë bizneset e qytetarët./Periskopi/



