Ismajli për tubimin e LDK-së në Gjilan: Kthesë historike për qytetarët
Kandidati nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka reaguar pas zyrtarizmit për të parin e Gjilanit.
Mbështetje Ismajlit i dhanë mbrëmë në Gjilan kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, por edhe ish-kryetari i kësaj komunë, Lutfi Haziri. Në tubimin e LDK-së që u nominua Ismajli për të parin e Gjilanit morrën pjesë edhe shumë qytetarë, që i falënderoi Ismajli përmes një shkrimi në Facebook.
“Çfarë mbrëmje madhështore me përplot entuziazëm, shpresë e besim për të ardhmen e Gjilanit. Faleminderit nga zemra, bashkëqytetarët e mi. Pjesëmarrja juaj madhështore, burra e gra, rinia me përplot zjarr e energji, intelektualë, profesionistë, të moshuar me urtësi e përvojë e veprimtarë të jashtëzakonshëm, bëri që ky tubim të jetë një kthesë historike për qytetarët e Gjilanit”, ka shkruar ai.
Sipas tij, mbrëmja e djeshme ishte dëshmia më e mirë e një shpërthimi të vullnetit qytetarë. Fuqinë e shpresën që e pash në sytë e secilit prej jush më dha bindjen dhe vullnetin e plotë se vetëm bashkë mund t’ia dalim.
“Mbrëmë folët me praninë tuaj, me duartrokitje, brohoritje, e me sy të mbushur me besim. Nga tani e tutje, jemi bashkëudhëtarë në një marshim historik që s’do të ndalet deri në FITORE! Ju e ndezët pishtarin qysh mbrëmë! Faleminderit nga zemra! Bashkë në qeverisje!”, ka përfunduar Ismajli./Periskopi/
Postimi i plotë:



