Ismet Munishi: Do të largohem nga Kosova!

Ismet Munishi: Do të largohem nga Kosova!

“Unë jom tu kqyr mos me punu në Kosovë hiç me ta thon të drejtën. Edhe unë jam mërzit me ta e edhe ata jon mërzit me mu. E kam njëfarë emri unë, kam lujt në Ligë të Kampionëve.”

“Duhet t’i aktivizoj ato lidhjet e moçme, me kqyr me ik prej ktuhit se sinqerisht jom mërzit.”

“Dua ta bëj publike një lajm që kam bërë marrëveshje me një agjension të menaxherëve shumë të fuqishëm, që edhe do t’i përcjell talentet në Kosovë dhe njëkohësisht do të merren me bisedime me klubet, s’do të flas me kërkon unë. Mundësisht ju kam thënë mos më lini në Kosovë. Goxha mirë do t’i qaros për me më hjek prej ktuhit”, tha Munishi në emisionin “Favorit”

Shpërndaje në: