Ismet Munishi: ‘Topi i Artë’ u bo si mis gjyshja, marre

Ismet Munishi: ‘Topi i Artë’ u bo si mis gjyshja, marre

Ismet Munishi ka bërë një reagim sensacinal pasi Lionel Messi fitoi ‘Topin e Artë’ në ceremoninë e Parisit.

Superylli argjentinas e fitoi trofeun më prestigjioz individual të futbollit në botë për herë të shtatë, duke mposhtur garën e fortë të Robert Lewandowskit, shkruan Periskopi.

Në fakt, shumë do të argumentojnë se në fakt sulmuesi polak meritoi këtë çmim, pasi pati një vit të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, teksa për një vit më parë ishte favorit i diskutueshëm por fatkeqësisht pandemia ndikoi që ‘Topi i Artë’ të mos ndahej fare në vitin 2020.

Sidoqoftë, një njeri i cili është i bindur se Messi nuk e meritoi ‘Topin e Artë’ por Lewa është trajneri kosovar, Ismet Munishi i cili e ka etiketuar si ‘marre’ triumfin e ish-yllit të Barcelonës.

Më poshtë, statusi i plotë i Munishit në Facebook. /Periskopi.com/

Nëse don me met ma i madh se ma i miri ne futboll , zgatja Levandovskit Topin dhe mbylle temen .
Topi i arte o bo si mis gjyshja ,, marre,,
Robert Lewandowski në sezonin 2020/21!
▪️54 gola dhe 10 asiste në 46 lojëra.⚽️
▪️41 gola në 29 lojëra në Bundesliga, theu rekordin që mbante Gerd Müller me 40 gola të shënuar.⚽️
▪️Më së shumti gola në Evropë. ⚽️
▪️Më së shumti hat-tricke (6). ⚽
▪️Më së shumti gola në Bundesligë. ⚽
▪️Më së shumti kontribut në Bundesligë. ⚽
▪️Fitues i Bundesligës. ?
▪️Fitues i Kupës së Botës për Klube.?
▪️Çmimi si golashënuesi më i mirë në Bundesliga.?
▪️Topi i artë në Kupën e Botës për Klube. ?
▪️Fitues i çmimit “Atleti i vitit”.?
▪️Këpuca e artë Evropiane. ?
▪️Në 11-shen më të mirë në Bundesligë.?
▪️40+ Gola në 5 sezonet e tij të fundit. ?
▪️54 Gola në të gjitha kompeticionet (më shumë se çdokush).?
▪️Lojtari më i mirë në botë për sezonin 2020/21 nga IFFHS
▪️Golden Player për sezonin 2020/21 nga Tutosport.

Shpërndaje në: