Istrefi: Telekomi ngrit kapacitetet (Foto)

Istrefi: Telekomi ngrit kapacitetet (Foto)

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka njoftuar se tashmë kanë ngritur kapacitetet e kompanisë, ku sipas tij me sukses kanë arritur të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe   zgjerimin e kabllos së rrjetit në vendbanimet e tjera të Kaçanikut dhe Ferizajt.

Ja njoftimi i plotë:

Ashtu siç ishte paraparë, ekipet e Departamentit Teknik të Telekomit, me punë dhe angazhim të jashtëzakonshëm ia kanë dalë me sukses të demontojnë një antenë në Krivenik tē Hanit të Elezit dhe për të zgjeruar kabllot e rrjetit në vendbanimet tjera në Kaçanik dhe Ferizaj.

”Në ditët në vijim do të vazhdojmë procesin e filluar për minimizim dhe optimizim të resurseve me mjete vetanake, me qëllim që të tejkalohen vështirësitë në operime dhe të jemi gjithnjë e më afër konsumatorëve tanë besnik në mjediset urbane dhe rurale.

Gëzon fakti se punëtorët tanë, në çdo ditë të javës, përkundër të gjitha sfidave, kanë motivimin dhe përkushtimin për punë e kanë në nivelin më të lartë, për çka edhe u jemi falënderues.

Planifkimi i punëve që do të kryhen në ditët në vazhdim, ka të bëj specifikisht me zhvendosjen e BTS-ave, sipas ngarkesave dhe volumit të trafikut, me synim që t’i plotësojmë në vazhdimësi kërkesat e konsumatorëve për kyçje të reja dhe komunikim cilësor.

Kjo dinamikë e punëve në terren, është duke dhënë efektet e duhura, edhe për faktin se përveç rritjes së kualitetit të shërbimeve, në të njëjtën kohë kemi edhe ulje të ndjeshme të shpenzimeve operative”.

Shpërndaje në: