Italia goditet nga tornado, ka edhe të vdekur

Në vendin Ladispoli, 30 kilometra larg Rome, vdiq një person e u plagosën dhjetëra sish.
U shkatërrua një pjesë e ndërtesës tetëkatëshe në qendër, popullata u evakuua e shpëtuan dhjetëra familje.
Në veri të Romës, në Cessano, tornado shkaktoi vdekjen e një ushtari të pensionuar mbi automobilin e të cilit ra një trung
Era shkatërrimtare shkaktoi dëme të mëdha, kulmet fluturonin, muret rrëzoheshin…
Në Ladispoli vdiq nj indian 47 vjeç kur mbi të ra një pjesë e ndërtesës.
Në këtë qytete janë shkatërruar shitoret, sogjet, shtyllat dhe ndriçimi, platforma stacionit të trenit dhe është ndërprerë qarkullimi hekurudhor.
Italia më parë ishte goditur nga disa tërmete po ashtu shkatërrimtarë.