Iu hip skijave Petkoviq: “Në radhët e Policisë së Kosovës ka pasur vrasës me pagesë”

Iu hip skijave Petkoviq: “Në radhët e Policisë së Kosovës ka pasur vrasës me pagesë”

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, sot në një konferencë për media ka thënë se “Policia e Kosovës po hakmerret ndaj serbët dhe se terrori i Albin Kurtit po rritet dita ditës”. Ai gjithashtu ka pretenduar se “nuk ka reagim adekuat” nga Perëndimi për atë që po ndodh në Kosovë dhe për këtë arsye qeveria atje, siç thotë ai, “mund të bëjë gjithë ato çfarë është duke bërë”.

“Prandaj EULEX-it iu refuzua të marrë pjesë në hetime me policinë e Kosovës dhe të punojë në terren pas ngjarjeve tragjike në Banjskë. Nëse dikush mendon se dikush do ta fshijë pyetjen tonë pas një kohe – e ka gabim”, ka pretenduar Petkoviq, edhe pse javën e kaluar EULEX-i ka dal me komunikim zyrtar se ata nuk janë ndaluar nga Policia e Kosovës në asnjë mënyrë por se kanë pasur bashkëpunim dhe koordinim të plotë me autoritetet e Kosovës gjatë gjithë kësaj ngjarjeje, transmeton Paparaci.

Ai ka shtuar se në radhët e policisë së Kosovës “ka pasur vrasës me pagesë”.

“Ata duan të fshehin se serbët janë vrarë pa dallim. Ata nuk duan të vërtetohet se në radhët e Policisë së Kosovës ka pasur vrasës me pagesë, të cilët kanë ardhur nga kampe të ndryshme terroriste me qëllim të vrasjes së të gjithë serbëve. Kjo është arsyeja pse ata nuk e lejuan EULEX-in të përfshihet në hetim”, e tejkalon Petkoviqi edhe shefin e tij me propagandë anti-kosovare dhe me tentim për t’i shtrembëruar faktet.

Shpërndaje në: