Iu martua burri për herë të dytë – Gruaja shkon me qen në xhami dhe rrahet me myslimanët (Video)

Iu martua burri për herë të dytë – Gruaja shkon me qen në xhami dhe rrahet me myslimanët (Video)

Një grua që e çoi qenin e saj në një xhami në Indonezi po përballet me burg nën akuzën për blasfemi, pavarësisht që doktorët po kërkojnë që ajo t’i nënshtrohet kujdesit psikiatrik.

Gruaja indoneziane, që thotë se është katolike në një videoinçizim për incidentin, është arrestuar në qytetin e Bogorit, në jug të kryeqytetit të Xhakartës.

Ajo u fut në xhami me qenin e saj dhe pa i zbathur këpucët, e më pas ishte grindur me myslimanët që ndodheshin aty, për shkak se burri i saj mysliman e kishte marrë një grua të dytë.

Myslimanët ia kishin hequr këpucët para se ajo të hynte në xhami, ndërsa feja islame e konsideron qenin të papastër dhe të padenjë për t’u futur në shtëpi të zotit.

Në video, duket një grua tepër e shqetësuar që pretendon se burri do t’i martohej në atë xhami më vonë derisa përleshet edhe fizikisht me të pranishmit. Ajo kërkon shpjegime për një gjë të tillë nga njerëzit që ishin aty, e të cilët s’ia kishin idenë për çka fliste ajo.

Policia tha se rasti ishte nën hetime.

Blasfemia është një shkelje kriminale në Indonezi që parasheh dënimin deri në 5 vjet burg.

Identiteti i saj nuk është zbuluar.

Qenin ndërkohë, myslimanët ia kishin ndjekur duke e përzënë jashtë xhamisë ku ishte shkelur nga një veturë. /Periskopi

Shpërndaje në: