Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën – këto janë pesë hapat për përfundimin e luftës

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën – këto janë pesë hapat për përfundimin e luftës

Zyra e Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Kabineti i Sigurisë ka rënë dakord me “propozimin e kryeministrit izraelit për të mposhtur Hamasin”.

“FDI-ja (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) do të përgatitet për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, ndërkohë që do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatën civile jashtë zonave të luftimeve”, thuhet në deklaratë.

Kabineti i Sigurisë ka miratuar gjithashtu pesë parimet për përfundimin e luftës, sipas zyrës së kryeministrit, shkruan skynews, transmeton Periskopi.

Pesë parimet janë:

Çarmatimi i Hamasit;

Kthimi i të gjithë pengjeve – si të gjallë ashtu edhe të vdekur;

Demilitarizimi i territorit të Gazës;

Kontrolli i sigurisë në territorin e Gazës nga Izraeli;

Krijimi i një administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez.

Ndryshe, plani izraelit tashmë ka hasur në kundërshtime si brenda Izraelit, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar./Periskopi/

Shpërndaje në: