Izraeli kërkon kalendar për kthimin e pengjeve, Hamasi kërkon garanci sigurie
Izraeli i ka kërkuar Hamasit një kalendar të saktë për lirimin e pengjeve izraelite që ndodhen ende në Rripin e Gazës dhe për dorëzimin e trupave të atyre që kanë vdekur.
Nga ana tjetër, Hamasi kërkon një garanci me shkrim që Izraeli nuk do të rinisë luftimet dhe që nuk do të arrestojë sërish të burgosurit palestinezë që do të lirohen në bazë të marrëveshjes.
Këtë e kanë bërë të ditur burime të mirëinformuara për kanalin saudit “Al-Hadath”, sipas të cilave “Izraeli refuzon të dorëzojë trupat e Sinwar dhe të vëllait të tij në këtë faze”. Për më tepër, Izraeli “vazhdon të ketë veto ndaj listës së të burgosurve për lirimin e propozuar nga Hamasi dhe ka kërkuar një kalendar për dorëzimin e trupave të pengjeve të vdekur”.
Burimi thekson gjithashtu se “Hamasi kërkon një marrëveshje të shkruar që garanton se Izraeli nuk do të rikthehet në luftime”./Periskopi/



