“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, Rama publikon deklaratën e avokatit të Thaçit në Hagë
Kryeministri Edi Rama vijon që të postojë në lidhje me gjyqin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Këtë herë, ai ka shpërndarë fjalën në gjyq të avokatit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka vazhduar të cilëson punën e prokurorisë së Speciales si idiotësi.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka postuar një video të avokatit të Hashim Thaçit, i cili demolon argumentet e prokurorisë.
“Ja edhe arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Rama në videon që e ka postuar ai./Periskopi/



