Ja kur nis numërimi i votave për kandidat

Ja kur nis numërimi i votave për kandidat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e fundit për sonte.

Kryesuesi i këtij komisioni, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.79%, Partia Demokratike e Kosovës 21.18%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77%, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.74%, Lista Serbe 3.87%, Nisma Socialdemokrate 1.72%.

I njëjti, bëri të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.

“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet nga të gjitha vendvotimet dhe do të shfaqen në platformë”, tha ai.

Pos tjerash, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.

“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai./Periskopi/

KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – VV nën 50%, kaq vota morën partitë tjera

Shpërndaje në: