Ja kush është i riu të cilit iu bë atentat, nipi i ish ministrit

Ja kush është i riu të cilit iu bë atentat, nipi i ish ministrit

Një i ri i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit të Tepelenës pasditen e sotme. Mësohet se ai është Orjol Memushi, i cili u konfliktua me D. Rapaj. Konflikt që përfundoi me të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, pas debatit me fjalë, Orjol Memushi ka hipur në automjetin e tij tip “Volkswagen” për tu larguar, por Rrapaj ka qëlluar me armë në drejtim të makinës, ku është dëmtuar vetëm xhami. Nga të shtënat nuk ka të lënduar, ndërsa është shpallur në kërkim autori D. Rapaj.

Image

 

I riu Orjol Memushi mësohet se është nipi i ish-ministrit të arsimit Luan Memushi.

Shpërndaje në: