Ja nga çfarë rrezikoheni nëse shkoni në pishina

Ja nga çfarë rrezikoheni nëse shkoni në pishina

Ndonëse nuk jemi në pikun e verës, temperaturat e larta dhe frekuentimi i plazhit dhe pishinave ka sjellë probleme dhe infeksione të syve tek pushuesit.

Më problematike për mjekëtshihet frekuentimi i pishinave dhe klorinimi i lartë i ujit.Mbi një 20 raste në javë paraqiten tek mjeku specialist, për të marrë ndihmë mjekësorë për shkak të problemeve me sytë.

Për të evituar këto probleme, mjekët rekomandojnë larje të shpeshtë të fytyrës me ujë të rrjedhshëm dhe një higjenë sa më të pastër, njofton Tvklan.Kujdes duhet pasur edhe nga ekspozimi në diell, pasi temperatuarat këtë muaj do të jenë të larta. /albeu.com/

Shpërndaje në: