Ja pse Kina po blen gomarët nga e gjithë bota

Ja pse Kina po blen gomarët nga e gjithë bota

Por pasi zhvillimet po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar, dhe larg nga bujqësia tradicionale, numri i gomarëve është në rënie, shkruajnë mediet e huaja, përcjell “Telegrafi”.

Po sipas medieve të huaja, statistikat shtetërore tregojnë se numri i tyre ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit.

E Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin. Por, lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa.

Nigeri kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës, i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomarëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.

Zyrtarët qeveritarë kanë raportuar se 80.000 kafshë të tilla janë shitur gjatë këtij viti deri më sot, krahasuar me 27.000 në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso e mori të njëjtin hap, pasi 45.000 gomarët u therën në gjashtë muaj nga një numër i përgjithshëm i tyre prej 1.4 milionë gomarëve.

Shpërndaje në: