Ja sa do të paguhet Mancini nga kjo skuadër
Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Zenitit. Klubi rus i ka ofruar 6 milionë euro në sezon italianit, i cili e ka pranuar menjëherë. Përveç pagës vjetore, Mancini do të marrë bonuset e mundshme për fitoret dhe titujt që do të arrijë të fitojë.
Zeniti vazhdon traditën me trajnerë italian, pasi më parë skuadra ruse është drejtuar nga Lucciano Spalleti.
Për Mancinin do të nisë një aventurë e re, teksa pas Italisë, Anglisë e Turqisë do të vihet në krye të një klubi rus.



