Ja si reagojnë fansat e Arsenalit pas postimit shokues të Xhakës: U lutën për vdekjen e vajzës time
Granit Xhaka është shëndrruar në njeriun më të përfolur në Londër, pasi iu drejtua fansave me fjalët “p*rdhuni” teksa u zëvendësua në ndeshjen kundër Crystal Palace në fundjavë.
Për këtij veprimi dhe pasi hodhi fanellën në fushë nga frustrimi, ylli kosovar i Zvicrës u gozhdua në rrjetet sociale, duke u abuzuar vazhdimisht në mënyrat më brutale nga fansat, shkruan Periskopi.
E së fundmi ai ka reaguar me një letër të hapur në Instagram, ku ka zbuluar se njerëzit kanë uruar vdekjen e vajzës foshnjë të tij nga kanceri, derisa e kanë kërcënuar me vdekje gruan e tij.
Letrën e plotë mund ta lexoni këtu.
Si e pritën fansat këtë letër të Xhakës? Epo, pati reagime mikse.
Disa pranuan se e kanë kaluar kufirin, derisa të tjerë kërkuan largimin e tij duke nënvizuar faktin se ende nuk ka kërkuar falje.
“Askush nuk duhet të abuzohet ose të disrespektohet në lojën tonë. Lojtarët dhe fansat duhet të mësojnë nga kjo,” shkroi një komentues në Twitter.
“Disa komente të tmerrshme. Më vjen keq për Xhakën. Jemi të gjithë njerëz në fund të ditës. Uroj që të ndalohet kjo dhe të fillojmë ta mbështesim secilin lojtar të Arsenalit,” shkroi një tjetër.
“Kjo nuk është një kërkimfalje…” shtoi i treti.
“Nuk po shoh kërkimfalje që tregove mungesë respekti ndaj emblemës dhe që hodhe fanellën në fushë,” është komenti i një personi tjetër. /Periskopi.com/




