Jahti pësoi defekt në Sarandë, turistët e bllokuar nga dallgët shpëtohen në Palasë

Jahti pësoi defekt në Sarandë, turistët e bllokuar nga dallgët shpëtohen në Palasë

Policia Kufitare Vlorë ka ndërhyrë me sukses për të shpëtuar disa pushues që u rrezikuan gjatë lundrimit me mjetet e tyre lundruese në Sarandë dhe Palasë.

Rreth një milje larg Gjirit të Sarandës, kapiteni i një jahti me flamur maltez kërkoi ndihmë pasi mjeti i tij kishte pësuar defekt dhe kishte marrë ujë. Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë, duke shoqëruar kapitenin në mënyrë të sigurt në breg dhe duke rimorkiuar jahtin në Portin e Limionit.

Ndërkohë, në zonën e Shën Andreut të Palasë, disa turistë rrezikoheshin për shkak të kushteve të vështira të detit. Policia Kufitare ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur shoqërimin e turistëve në breg dhe ankorimin e mjetit të tyre lundrues në molin e Palasës.

“Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të strukturave të Policisë Kufitare, u shmangën pasojat e rrezikshme për jetën e pushuesve dhe u garantua siguria e mjeteve lundruese.

Policia Kufitare Vlorë mbetet e angazhuar 24/7 për garantimin e sigurisë së jetës së pushuesve dhe fton qytetarët që, në çdo rast emergjence në det, të telefonojnë menjëherë në numrin 112.”, thuhet mes të tjerash./Periskopi/

Shpërndaje në: