Jakaj: Nga sonte janë 60 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit, nëse s’kryhet automatikisht në zgjedhje
Naim Jakaj nga IKD ka deklaruar se me nisjen e seancës së Kuvendit për zgjedhjen e presidnetit ka filluar të rrjedhë edhe afati kushtetues prej 60 ditësh për zgjedhjen e presidentit.
Jakaj tha se në rast se brenda këtij afati nuk arrihet zgjedhja e presidentit, atëherë Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
Sipas tij, në një situatë të tillë, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh pas shpërndarjes së Kuvendit.
Ai tutje ka shtuar se ”Presidentja Vjosa Osmani nuk mund t’i shpallë zgjedhjet sot, pasi pas orës 00:00 përfundon afati ligjor”.



