“Janë mësu këta me hy me masakru civilë të pambrojtun”, Latifi për terroristët serbë

“Janë mësu këta me hy me masakru civilë të pambrojtun”, Latifi për terroristët serbë

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pas sekuestrimit edhe të një arsenali armësh në terrenin që ishte përdorur nga terroristët në Banjskë të Zveçanit, shkruan Periskopi.

Latifi ka shkruar se terroristët serbë nga frika përveç armëve i kanë hequr edhe rrobat.

“Le se armët që i kanë hedhë, por, siç po duket, prej zhegut të ikjes, i paskan heq edhe rrobat… Janë mësu këta me bá fillimisht tokë të djegun terrenin me artileri, e pastaj me hy me masakru civilë të pambrojtun.”

Kujtojmë se nga sulmi i të dielës mbeti i vrarë rreshteri i Policisë,  heroi Afrim Bunjaku./Periskopi

Postimi i plotë:

 

Shpërndaje në: