“Janë njerëz të poshtër”, Haradinaj rrëfen për herë të parë sesi drejtësia ndërkombëtare e liroi nga burgu dhe akoma pa dalë e kthehu në të
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, teksa ka folur për drejtësinë ndërkombëtare është ndalur në një rrëfim të tij që e ka treguar për herë të parë.
Ai ka thënë se kur ishte në burgun e Dubravës në vitin 2005, njëhërë i kishin thënë se është i liruar, më pas kishin ardhur me forca të rrepta për ta kthyer sërish në burg akoma pa dalë prej tij.
“Po e them për herë të parë në publik, mua më ka ardhur vendimi për lirim më datën 1 prill 2005, dhe janë ardhur UNMIK dhe kanë thënë paloi teshat se ke me shku. Kam qenë nën kontroll ndërkombëtar në burg”.
“Pastaj vjen një telefonatë e dytë, kishin ardh me autoblinda, tenka e helikopterë dhe thanë ktheje mbas. Më kumtuan telefonatën finalë, erdhi urdhri dhe tha ktheje mbrapsht. Po du me thënë se janë njerëz të poshtër”, ka thënë ai./Periskopi/



