Janjiq: Drama me dinarin me shumë gjasa do të zgjasë deri në vjeshtë

Janjiq: Drama me dinarin me shumë gjasa do të zgjasë deri në vjeshtë

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të kandidojë për postin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa mandatin do ta marrë pas përfundimit të mandatit të Miroslav Lajçakut në gusht. Në kuadër të kandidimit ai është duke përgatitur draftin për vazhdimin e negociatave, këtë e ka konfirmuar të shtunën në selinë e tij në Lubjanë.

Gjatë kësaj kohe dialogu po zhvillohet, por vetë procesi po qëndron në një vend. Kohëve të fundit ka pasur negociata formale të pasuksesshme për zgjidhjen e problemit me heqjen e dinarit serb në Kosovë, derisa plani franko-gjerman, përkatësisht Marrëveshja e Ohrit, bëhet pjesë e kapitullit 35 të bisedimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për anëtarësimin eventual në Bashkimin Evropian.

Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka treguar për televizionin serb “TV Nova” se deri ku kemi arritur dhe çfarë të bëhet tutje, transmeton Paparaci.

“Kjo me dinarin me shumë gjasa do të vazhdojë deri në vjeshtë, sepse në thelb Kosova synon të formojë një qarkullim të brendshëm të integruar dhe realisht nuk ekziston shtet, nëse Serbia nuk bën përjashtim me juanin pas vizitës së presidentit të Kinës, pra nuk ka vend që toleron dy valuta. Dihet se si ka ardhur ky dualitet i valutave, ky nuk ka qenë vendimi i autoriteteve të Kosovës, ka qenë vendim i Bashkimit Evropian nga koha e UNMIK-ut, kur ka qenë marka gjermane, pastaj është ndërruar, ka qenë vendim i UNMIK-ut që të përjashtojë lekun shqiptar. Dinari serb ka mbetur për dy arsye, e para është se Kosova nuk ishte shtet dhe nuk ka pasur valutën e saj, e dyta është për arsye praktike. Në atë kohë dinarin e përdornin shumë kompani, institucione, qytetarë dhe kjo gjendje zgjati deri në vitin 2017. Që atëherë nuk keni asnjë kompani të madhe në të cilën Serbia ka ndonjë ndikim, të gjitha ishin nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, njerëzit nuk janë më të punësuar atje dhe dinari nuk mund të përdoret më”, ka thënë Janjiq.

Ai i ka përkujtuar se Serbia nuk ka transaksion pagese me Kosovën dhe se po përdoret ky standard i dyfishtë në dëm të ekonomisë serbe.

Shpërndaje në: