Japonia konfirmon se i infektuari i fundit me koronavirus as që kishte qenë në Kinë

Japonia konfirmon se i infektuari i fundit me koronavirus as që kishte qenë në Kinë

Një person në Japoni që nuk e kishte vizituar fare zonën ku ka shpërthyer virusi viral vdekjeprurës në Kinë është infektuar me koronavirus, ka konfirmuar ministri i shëndetësisë.

Personi i infektuar është një shofer autobusi në të 60-at në qytetin e Nara-s, që i kishte vozitur dy grupe turistësh kinezë që kishin ardhur nga Wuhani në fillim të këtij muaji, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ai u diagnostikua me pneumoni të dielën dhe nuk është hospitalizuar.

Një tjetër burrë në të katërdhjetat që jeton në Wuhan dhe që arriti në Japoni më 20 janar po ashtu është konfirmuar se ishte infektuar me virus, tha më tej ministri i shëndetësisë.

Ministri tha se shteti po kontrollonte të gjithë njerëzit që kishin pasur kontakt me këta dy njerëz.

Të infektuarit e fundit në Japoni e çojnë numrin e rasteve të konfirmuara në këtë vend në gjashtë. /Periskopi

Shpërndaje në: