Jasharaj merr mbështetje të fuqishme nga Sindikata e mësuesve të Amerikës

Jasharaj merr  mbështetje të fuqishme nga Sindikata e mësuesve të Amerikës

SBAShK-u përmes një komunikate njofton se ka marrë mbështetje të fuqishme nga Sindikata e mësuesve të Amerikës.

Sindikata e mësuesve të Amerikës(AFT) numëron 1.7 milionë anëtarë dhe ka shprehur mbështetje për SBASHK-un lidhur me kërkesat e tyre.

“Në emër të 1.7 milionë anëtarëve të AFT-së, ne mbështesim mësuesit e Kosovës dhe përpjekjet e sindikatës suaj për paga, respekt dhe njohje. Jemi të nderuar që bashkëpunojmë me SBASHK-un dhe me krenari e vlerësojmë shërbimin tuaj të përkushtuar ndaj anëtarësisë suaj. Në këto kohë të jashtëzakonshme, ndërsa qeveritë në të dyja vendet tona vazhdojnë të shtyjnë ngarkesa më të mëdha të punës arsimore, por ofrojnë më pak burime, ne refuzojmë të lejojmë që mësuesit të fajësohen për një krizë ekonomike që ata nuk krijuan. Mësuesit – dhe motrat e vëllezërit e tyre të sektorit publik janë shpirti i komuniteteve të tyre, dhe ata meritojnë të drejtën për paga të drejta, vlerësim më të madh dhe mirënjohjen tonë. Ne e dimë se në ditët në vazhdim, anëtarët e SBASHK-ut do të mbrojnë të drejtat e tyre, dhe ne qëndrojmë me ju në solidaritet të plotë”, është shprehur në letrën mbështetëse në emër të gjithë anëtarësisë së kësaj sindikate kryetarja e AFT-së, Randi Weingarten.

 

Shpërndaje në: