Jashari: Dehari ka presion dhe po vepron sipas partisë

Jashari: Dehari ka presion dhe po vepron sipas partisë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, ka thënë se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka dalë vazhdimisht jashtë kornizave ligjore.

Ajo ka thënë se të gjitha partitë kanë vendosur të qëndrojnë në sallë për të treguar se janë të gatshëm për të tejkaluar këtë situatë politike.

Jashari tha se deri sot nuk ka folur për shkak se ka vendosur të respektojë Kushtetutën e Kosovës.

Sipas saj, fjalën e ka marrë pas seancës konstituive.

“Kryesuesi Dehari ka pasur nevojë ta ndihmojë sepse shumë herë ka dalë jashtë rregullave gjatë drejtimit të seancave. Por, ai nuk ka lëvizur nga qëndrimet e tij.  Unë ndihem keq për pozitën që ka Dehari. Veprimet e tij janë partiake dhe ai me ndërgjegje të plotë po vepron. Por edhe ndonjëherë ndihet keq për atë që po vepron, por ndjesia nuk mjafton”, ka thënë ajo.

Jashari u shpreh se: “Dehari ka presion të madh dhe po vepron sipas partisë”.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka treguar se çfarë do të ndodhë pas 30 ditësh nëse nuk konstituohet Kuvendi, kjo mund të jetë e paqartë për të gjitha partitë. Ne e shohim të jashtëligjshme se si është futur në rend dite komisioni për votim të fshehtë. Ky ka qenë vendim arbitrar i Deharit”, ka thënë ajo në KTV../Periskopi/

Shpërndaje në: