Java e parafundit në Superligë luhet në dy ditë të ndryshme
Tirana dhe Partizani në fundjavë luajnë të dyja në shtëpi, dhe për këtë shkak FSHF, ka vendosur që këta dy skuadra të luajnë në ditë të ndryshme.
Kukësi-Skënderbeu, e cila vendos edhe fatet e titullit do të luhet të shtunën dhe nëse verilindorët fitojnë, arrijnë të ngrenë trofeun për herë të parë në historinë e tyre, përcjell Albeu.
Tre çiftet e tjera diskutojnë Europën dhe mbijetesën, teksa për këtë të fundit gara është shumë e paparashikueshme.
JAVA 35
E shtunë, më 20 maj, ora 17:30
Kukësi – Skënderbeu
Tirana – Luftëtari
Teuta – Vllaznia
Flamurtari – Laçi
E diel, më 21 maj, ora 17:30
Partizani – Korabi



