Javën e kaluar ia kapi organin gjenital kundërshtarit, këta javë kundërshtari e ruan të vetin pranë tij
Darnell Fisher nxiti shumë reagime fundjavën e kaluar me veprimin e tij gjatë ndeshjes mes Prestonit dhe Sheffield ëednesdayt.
Mbrojtësi i Prestonit po e markonte Callum Patersonin në një këndore, kur ai ia kapi organin gjenital kundërshtarit, transmeton Periskopi.
Paterson u duk se po mundohej ta njoftonte gjyqtarin, para se Fisher ta përsëriste veprimin.
Pamjet shpejt shkuan viral në Twitter, me shumë fansa që kritikuan veprimin e Fisherit.
Ai është dënuar nga Federata Angleze dhe ka kohë deri të martën e ardhshme të përgjigjet.
Ishte thjesht e panevojshme dhe e papranueshme në të njejtën kohë. Shikoni më poshtë.
Preston defender Darnell fisher now faces FA probe after TWICE grabbing Cardiff’s Callum Patterson’s BANANA ? ? pic.twitter.com/4nErzrdJGU
— Football Fans Tribe ?? ⚽ (@FansTribeHQ) November 23, 2020
Sidoqoftë, derisa t’i shqiptohet dënimi, ai ende mund të luajë dhe u aktivizua të martën kundër Blackburnit.
Skuadra e Fisherit u mposht 3-0 dhe për t’i përkeqësuar edhe më shumë gjërat për të, ai ishte subjekt tallje nga Lewis Holtby gjatë ndeshjes.
Mesfushori gjerman u kap nga kamerat duke mos i lënë asgjë mundësisë derisa Fisher eci pranë tij.
Holtby mbrojti pjesët e tij private, si masë mbrojtëse nga Fisher. /Periskopi.com/
Lewis Holtby with the LOL’S pic.twitter.com/Zox036j65T
— White Boy Rick (@rupewhyte) November 24, 2020



