Jehona Lushaku: S’votojmë asnjë emër pa marrëveshje

Jehona Lushaku: S’votojmë asnjë emër pa marrëveshje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka folur për pritshmëritë e seancës konstituive të Kuvendit, e cila pritet të vazhdojë nesër në orën 11:00.

Ajo u shpreh se LDK-ja ka një qëndrim të qartë: nuk do ta votojë asnjë emër që do të propozohet, nëse nuk ka marrëveshje paraprake politike.

“Ne si LDK kemi vendosur: nuk votojmë asnjë emër pa marrëveshje. Ky është qëndrimi ynë konsistent”, tha Lushaku në T7, transmeton Periskopi ./Periskopi/

Shpërndaje në: