Jerusalem: Shtatë të vdekur dhe 10 të plagosur pas një sulmi me armë

Jerusalem: Shtatë të vdekur dhe 10 të plagosur pas një sulmi me armë

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur, në një sulm me armë zjarri në sinagogë, në periferi të Jerusalemit, tha ministria e Jashtme e Izraelit.

Shërbimi i ambulancës izraelite bëri të ditur numrin e të vdekurve në pesë dhe tha se pesë persona të tjerë u plagosën dhe u transportuan në spitale, duke përfshirë një grua 70-vjeçare, raporton Reuters.

Policia izraelite e përshkroi atë si një “sulm terrorist” dhe tha se ndodhi në një sinagogë në Neve Ya’akov, e konsideruar nga izraelitët si një lagje brenda Jerusalemit, ndërsa palestinezët dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar e konsiderojnë atë si tokë të aneksuar ilegalisht pas luftës së Lindjes së Mesme në vitin 1967.

Shpërndaje në: