Jeta Xharra: Po dëgjoj se po përgatitet një fushatë për ta njollosur vajzën e dhunuar nga Drenasi

Jeta Xharra: Po dëgjoj se po përgatitet një fushatë për ta njollosur vajzën e dhunuar nga Drenasi

Gazetarja Jeta Xhara ka thënë se është duke u përgatitur një fushatë që do ta njollos emrin e vajzës e cila u përdhnua fillimisht nga arsimtari i saj dhe më pas edhe nga një hetues policor

Javë më parë një vajzë nga Drenasi kishte raportuar në Polici se ishte dhunuar nga një arsimtar dhe më pas edhe nga një hetues policor, shkruan Periskopi.

Ngjarja për përdhunimin e vajzën nga Drenasi bëri bujë të madhe në Kosovë, madje u organizuan edhe disa protesta.

Por, kur kanë kaluar disa javë nga raportimi që vajza ia ka bërë arsimtarit dhe hetuesit policor disa media po tentojnë që ta njollosin emrin e viktimës, thotë gazetarja Jeta Xhara.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Xharrës në Facebook:

“Po ndegjoj qe eshte tu u pergatit nje fushate me njollos vajzen qe e ka raportu hetuesin e famshem ne policine e Drenasit dhe arsimtarin qe e ka dhunu. Krejt ata gazetar e media qe mendojne qe po bojne naj gazetari “hulumtuese” tu ra pre e mesazheve qe qellimisht osht tu i rrjedh Inspektorati i Policise (kishe tu e hetu policin e knej tu kqyr me rrjedh mesazhe prej telefonit te konfiskuar te asaj vajzes) mos mendoni qe s’keni pergjegjesi nese e traumatizoni nje viktime ashtu-kshtu te trishtuar!

Nese ju media i grahni kesaj fushate, dijeni qe mo kurkush s’ka me guxu me raportu dhunimin por ka me duru me qene viktime e dhunes prej tutës qe kane me etiketu si kurve!” shkruan Xharra në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: