Jo të gjitha grave u bie nuri i shtatzënisë; Ja ç’duhet të bëni kur hormonet ‘marrin kot’ e ju mbushin fytyrën me puçrra

Periskopi.com Zoya

Gjatë shtatzënisë, duket se jo të gjitha grave u bie një nur i bukur. Mund të ndodhë që rritja e sekretimit të e vajit nga gjëndrat e lëkurës, si pasojë e hormoneve, mund të nxisë shfaqjen e akneve. Megjithatë, ato janë të përkohshme dhe zhduken pasi të lindni.

Parandalimi dhe kujdesi: një nga mënyrat për të parandaluar ose për të mbajtur nën kontroll aknet, është kujdesi i mirë ndaj lëkurës. Për këtë mundohuni të ndiqni këshillat e mëposhtme:

* Lajeni fytyrën si zakonisht. Mundohuni të mos përdorni pastrues për fytyrën, astringjentë apo maska, sepse e irritojnë lëkurën dhe mund t’i përkeqësojnë aknet. Lëkura mund të irritohet edhe nga larja apo pastrimi i tepruar.

* Mos përdorni substanca ngacmuese. Mos përdorni produkte vajore kozmetike, produkte për stilimin e flokëve apo për mbulimin e akneve. Përdorni produkte në etiketat e të cilave shkruhet se janë me bazë ujore ose jokomedogjenike, të cilat kanë më pak gjasa t’i bllokojnë poret. Nëse vëreni se aknet përkeqësohen nga dielli, mundohuni të mos ekspozoheni në dritën e tij.

* Mos lejoni që gjithçka t’ju prekë në fytyrë.

Mbajini flokët të pastër dhe mundohuni që të mos ju bien në fytyrë. Mundohuni të shmangni vendosjen e duarve apo objekteve të tjera. Edhe veshjet e ngushta ose kapelat mund të paraqesin problem, veçanërisht nëse keni djersitur. Djersa, papastërtitë dhe yndyra stimulojnë krijimin e akneve.

Kujdesi mjekësor: gjatë shtatzënisë duhet të tregoni kujdes edhe me produktet që mund të blihen pa recetë.

Fare mirë mund të përdorni ato që përmbajnë peroksid benzoli dhe që mund të blihen pa recetë. Edhe pse nuk janë kryer shumë studime për sigurinë e tyre gjatë shtatzënisë, deri më sot nuk janë raportuar probleme. Eritromicina (Erygel) është medikamenti që zgjidhet  më shpesh nëse keni akne, por një mundësi tjetër është edhe acidi azelaik (Azelex, Finacea). Të dyja këto mund të aplikohen në lëkurë si krem apo xhel dhe mund të jepen me recetë.

Shpërndaje në: