Joe Biden nënkupton se Amerika do të luftojë ndaj Kinës për Taivanin,

Joe Biden nënkupton se Amerika do të luftojë ndaj Kinës për Taivanin,

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë që ShBA-ja do t’i dilten ë ndihmë mbrojtjes së Taivanit dhe se kishte përkushtim që ta mbronte ishullin që Kina e konsideronte si të sajin, duke e detyruar Shtëpinë e Bardhë që të qartësonte komentet për herë të dytë në tre muaj që politika amerikane për këtë çështje nuk kishte ndryshuar.

“Po, ne e kemi një përkushtim që ta bëjmë atë gjë [ta mbrojmë Taivanin],” tha Biden në CNN të enjten mbrëma kur u pyet nëse ShBA-ja do të mbronte Taivanin nga Kina.

Presidenti e kishte bërë një zotim të ngjashëm edhe në muajin gusht gjatë një interviste për ABC, duke insistuar që ShBA-ja gjithjë do t’i mbronte aleatët kyç, përfshirë Taivanin, pavarësisht tërheqjes nga Afganistani.

Biden tha që ShBA-ja kishte “përkushtim të shenjtë” që t’i mbronte aleatët e Natos në Kanada dhe Evropë dhe se kjo qëndronte edhe me “Japoninë, Korenë e Jugut dhe Taivanin”, raporton The Guardian, përkthen në shqip Persikopi.

Më pas, Shtëpia e Bardhë iu tha gazetarëve të frikësuar që politika amerikane ndaj Taivanit nuk kishte ndryshuar.

Presidenti i ShBA-ve u shpreh se njerëzit nuk duhej të brengoseshin për fuqinë ushtarake të Washingtonit sepse “Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e botës e di që jemi ushtria më e fuqishme në historinë e botës.”

Tensionet ushtarake mes Taivanit dhe Kinës ishin më të këqija se kurrë. /Periskopi

Shpërndaje në: