Joshua po i shihte yjet në qiell në 30 sekondat e fundit të meçit me Usyk

Oleksandr Usyk është kampioni i ri në kategorinë e rëndë, teksa mposhti të shtunën mbrëma Anthony Joshuan me vendim unanim.
Dy boksierët u takuan në stadiumin e Tottenhamit në përballjen drithëruese, transmeton Periskopi.
Usyk u fut në përballje si jo favorit por dhuroi një paraqitje dominuese për ta shokuar anglezin.
Ukrainasi gati në secilin rund tregoi aftësitë superiore.
Joshua u rikthye në meç në mes të rundeve, por Usyk luftoi shumë dhe përfundoi luftën fuqishëm.
34-vjeçari lansoi një mori grushtesh të cilat zunë Joshuan, e ky nuk pati absolutisht asnjë përgjigje.
Joshua ishte ende në këmbët e tij, çuditërisht, kur u dëgjua gongu, por ishte prapë një përfundim brilant nga Usyk të cilin mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/
— TheFootballAddick (@FootballAddick) September 25, 2021