Juve i ka fiks 35 milionë euro për yllin portugez të Barçës (Foto)
Juventus nuk po heq dorë nga transferimi i Andre Gomesit nga Barcelona
Drejtuesit e Juventusit dhe Barcelonës kanë biseduar për transferimin e mundshmes të Andre Gomesit në Torino.
Sipas Corriere dello Sport, Juventusi i ka ofruar Barcelonës 35 milionë euro për reprezentuesin e Portugalisë.
Gomes gjatë kësaj jave, sipas gjitha gjasave, do të bëhet me klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde.
Portugezi u transferua verën e kaluar në Barcelonë nga Valencia, por nuk ka arritur të lë gjurmë në Camp Nou.




