Juventusi e hapë edicionin e ri me fitore të vështirë kundër Parmës, e mposht minimalisht

Juventusi e hapë edicionin e ri me fitore të vështirë kundër Parmës, e mposht minimalisht

Juventusi ka regjistruar fitore në ndeshjen hapëse të Serie A-së kundër Parmës si mysafir.

Një emër jo shumë i zakontë, Giorgio Chiellini realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 21-të.

Pas një këndoreje të spastruar fillimisht, topi u rikthye në zonën e Parmës duke marrë disa devijime, me qendërmbrojtësin që pati prekjen e fundit.

Ky ishte shënimi i vetëm në ndeshje, derisa “Zonja e Vjetër” e fillon me fitore edicionin 2019/20 në Serie A. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: