Juventusi në luftë për mbijetesë në Serie A, kërkon pikë kundër Spezias: Formacionet zyrtare

Juventusi në luftë për mbijetesë në Serie A, kërkon pikë kundër Spezias: Formacionet zyrtare

Juventusi i shkon sonte me fillim nga ora 18:30 Spezias, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Serie A.

Kjo përballje mund të jetë vite drite diferencë sa i përket arritjeve historike, por Spezia futet në këtë takim e renditur më lart në tabelë se ‘Zonja e Vjetër’, e cila është në zonën e rrezikshme, transmeton Periskopi.

Nëse edhe këtë ndeshje e humb Juve, atëherë… Max Allegri bën mirë ta shkarkojë veten.

Më poshtë, formacionet zyrtare:

Spezia: Zoet; Amian, Nikolaou, Hristov, S Bastoni; Ferrer, Bourabia; Verde, Maggiore, Gyasi; Antiste

Juventus: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, De Sciglio; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Dybala, Kean

Shpërndaje në: