Juventusi në panik për Buffon
Java e re ka nisur ters për Juventusin, i cili po përgatitet për finalen e madhe të Champions League që do të luhet më 3 qershor në Cardiff.
Në stërvitjen e sotme Gianluigi Buffon nuk është stërvitur me skuadrën e parë të Juventusit nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri. “Gardiani” bardhezi nuk doli fare në fushë, pavarësisht se sot ishte dita kur lojtarët dhe stafi ishin të hapur për mediat.
Nuk dihet ende nëse ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë, apo ishte vetëm një parandalim, për të mos rrezikuar finalen ndaj Real Madridit, por gjithçka do të mësohet gjatë përgatitjes që kampionët e Italisë do të zhvillojnë paraditen e së martës.



