“Ka bombë në aeroplan” – Serbi u refuzua nga udhëtarja në Beograd, shkakton evakuimin e 130 njerëzve

“Ka bombë në aeroplan” – Serbi u refuzua nga udhëtarja në Beograd, shkakton evakuimin e 130 njerëzve

Një serb 65 vjeçar bëhet e ditur se ka thirrur në telefon për të raportuar një kërcënim me bombë javën e kaluar në një fluturim në mënyrë që të mbante në vend një udhëtare që e kishte refuzuar.

Burri i paidentifikuar rrëfeu mashtrimin, gjë që shkaktoi evakuimin e fluturimit të Lufthansas LH411 para se të nisej nga Beogradi për në Frankfurt, raporton Sky News, përkthen Periskopi.

“Këtë mëngjes, në ora 6, një person i panjohur thirri dhe raportoi se kishte një bombë në aeroplanin që nisej për Frankfurt,” ka thënë ministri i brendshëm i Serbisë në një deklaratë pasi ishte marrë kërcënimi.

Burri në fjalë i kishte thënë autoriteteve se kishte takuar dy udhëtare në atë mëngjes dhe të cilat e kishin refuzuar ftesën për darkë. Ai e përjetoi si poshtërim një gjë të tillë dhe e kishte bërë mashtrimin që ta mbante udhëtaren në vend pasi kishte dështuar t’ia gjente hotelin.

Kërcënimi rezultoi në evakuimin e 130 pasagjerëve, dhe të pesë anëtarëve të ekuipazhit nga aeroplani. Ekipi i kërkimit nuk kishte gjetur asgjë të dyshuar. Fluturimi ishte shtyer për tetë orë, me disa pasagjerë që kishin marrë fluturime të tjera alternative pa mundur të prisnin.

65 vjeçari është arrestuar. /Periskopi

Shpërndaje në: