Kadeti i FSK-së përfundon trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake, Sandhurst

Kadeti i FSK-së përfundon trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake, Sandhurst

Ambasada Britanike në Kosovë ka shpërndarë një tjetër sukses të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, Ambasada ka bërë të ditur se kadeti i FSK-së, Gent Dakaj, ka përfunduar me sukses trajnimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Britani të Madhe.

Dakaj është nderuar me Medaljen Sandhurst, të cilën ia ka dorëzuar gjeneralmajori Nick Cowley, komandant i Komandës së Trajnimit Individual të Ushtrisë.

“Jemi krenarë të festojmë një tjetër arritje për FSK-në”, ka shkruar Ambasada, duke i uruar kadetit suksese në karrierën e tij të ardhshme në Forcë.

Ky është një nga sukseset e radhës që thekson bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë dhe trajnimit ushtarak. /Periskopi/

Shpërndaje në: