Kadri Veseli mbërrin në shtëpi, pritet nga gruaja e tij

Kadri Veseli mbërrin në shtëpi, pritet nga gruaja e tij

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka arritur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Para shtëpisë është parë bashkëshortja e Veselit, Violeta Veseli.

Ardhja e Veselit në Kosovë po përcillet me masa të rrepta sigurie.

Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë lejuar Veselit vizitën në Kosovë pasi të premten e javës së kaluar, atij i vdiq nëna, Ajshe Veseli.

Shpërndaje në: