Kadrijaj: Nëse presim ma shumë prej LVV në ekonomi “veç hymë në gjynah”

Kadrijaj: Nëse presim ma shumë prej LVV në ekonomi “veç hymë në gjynah”

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj ka thënë se LDK-ja në të kaluarën ka bashkëqeverisur me të gjitha partit por dëmi më i madh në elektorat ju ka bërë nga LVV-ja.

Kadrijaj ka shtuar se nuk e kupton se shumë herë qëndrimet e liderit të LDK-së janë më të përafërta me Kurtin sesa me partitë e tjera.

Ndryshe sa i përket punës së LVV në ekonomi ai ka thënë se edhe një amater do të dinte që bënte punë më të mëdha sesa që bëjnë ministrat aktual të kësaj qeveri.

“Nëse presim ma shumë prej LVV në ekonomi në vetëm se hymë në gjynah me ta. Mjafton me qenë vetëm një amater e me ditë më shumë se ta në ekonomi. Pra nuk mund të presim asgjë më shumë nga kjo qeveri në aspektin ekonomik”, ka përfunduar profesor Kadrijaj në T7.

Shpërndaje në: