Kajtazi i reagon Vjosa Osmanit: Po mashtron njerëz me dhimbje e agoni, familjarët e të pagjeturve s’mund ta padisin Serbinë

Kajtazi i reagon Vjosa Osmanit: Po mashtron njerëz me dhimbje e agoni, familjarët e të pagjeturve s’mund ta padisin Serbinë

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka reaguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sot tha se me t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës familjarët e personave të zhdukur me dhunë në luftë (1998-1999) do të mund ta padisin Serbinë përmes Gjykatës së Strasburgut.

“Është e pavertetë”, ka thënë Kajtazi, duke vlerësuar se Osmani “po i mashtron njerëzit me dhimbje dhe agoni”.

Postimi i Kajtazit:

Besoj se presidentja Osmani e di qe kjo qe po thote nuk eshte e vertete.

Sepse po te mos e dinte kjo do te thoshte se ajo nuk ka haber nga çeshtjet juridike.

Kjo deklarate vetem zgjate agonine e familjareve te personave te zhdukur me dhune gjate luftes.

Me anetaresimin e Kosoves ne Keshill te Evropes, maksimumi qe mund te arrihet eshte qe Gjykata e Strasburgut t’i pranoje per shqyrtim rastet nga shpallja e pavaresise e kendej.

Thene me se buti, presidentja po i mashtron njerezit me dhimbje e agoni. Ata nuk mund ta padisin Serbine per krime lufte.

Shpërndaje në: