Kamerierët nuk duhet të mbajnë doreza për dy arsye me rëndësi

Kamerierët nuk duhet të mbajnë doreza për dy arsye me rëndësi

Kanë qenë të rekomanduara më parë, kur virusi kishte ende të panjohura por tani apeli i ekspertëve është që kamerierët apo ata që kanë një punë dhe i mbajnë dorezat për 8 orë të mos ti vendosin fare.

Kreu i urgjencës Skënder Brataj dhe mjeku pneumolog Arjan Mezini bënë apel që të mos i përdorin për dy arsye.

‘Dorashkat e kamarierëve të mos i përdorin se nuk i ndërron dot ai sa herë i shërben një klienti. Ai bëhet kështu burim kryesor transmetimi, kanë qenë të rekomanduara, jo të detyruara, edhe kur shkoj vetë i them atij që më shërben ushqimin: hiqi dorezat’, tha Brataj.

Ndërsa mjeku Mezini shtoi një arsye tjetër: ‘Janë dhe burim dermatitesh për vetë njerëzit. Të mbash tetë orë dorashkat krijon sëmundje të lëkurës’.

Mjekët apeluan për distancim dhe thanë se nuk është problem pirja e kafesë në filxhanë që lahen me mbi 80 gradë dhe sa kohë tregon kujdes personal, me higjienë dhe distancim fizik.

Shpërndaje në: