Kamioni godet një person për vdekje në Pejë

Kamioni godet një person për vdekje në Pejë

Policia njofton se dje në Pejë një drejtues kamioni ka goditur për vdekjen viktimën mashkull kosovar.

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:50 të ditës së djeshme, ndërkaq ekipi mjekësor që ka dalur në terren ka konstatuar vdekjen e viktimës.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Pejë, 04.08.2022-17:50 -Raportohet se është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet  përderisa dyshuari mashkull  kosovar, ishte duke drejtuar kamionin me ç’rast viktima mashkull  kosovar është goditur me pjesën e pasme të kamionit.  Si pasoj viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: