Kamioni me logon e kompanisë kosovare “AL Cargo” kapet me 1.5 milionë euro drogë e ari në kufirin bullgar
Një kamion në pronësi të kompanisë kosovare “AL Cargo” sh.p.k. është kapur në pikën kufitare Kapitan Andreevo, në kufirin mes Bulgaria dhe Turkey, duke transportuar kokainë dhe ar me vlerë të përgjithshme rreth 1.5 milionë euro.
Sipas raportimeve të mediave bullgare, kamioni po transportonte lule nga Holanda drejt Turqisë, kur gjatë kontrollit doganor u zbuluan 10 pako me substancë pluhur, e cila pas testimit rezultoi pozitive për kokainë.


Gjithashtu, gjatë kontrollit personal të shoferit, shtetas turk, u gjetën tre pako me metal të verdhë, që rezultuan të ishin mbi 5 kilogramë ar.


Po ashtu, Muharrem Murati, së bashku me djalin e tij, figurojnë si pronarë edhe të kompanisë transportuese “Luli Trans”.
Në hetim është përfshirë edhe GDBOP (Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar). Përveç shoferit të kamionit, mediat bullgare shkruajnë se autoritetet bullgare kanë ndaluar edhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve janë ngritur akuza për bashkëpunim në trafik ndërkombëtar droge.
Sipas autoriteteve doganore bullgare, kjo është hera e parë që në këtë pikë kufitare konstatohet një rast i transportimit të njëkohshëm të arit dhe lëndëve narkotike.
Zbulimi i drogës është bërë nga qeni doganor i trajnuar posaçërisht për zbulimin e narkotikëve, i njohur me emrin Krum, i cili ka sinjalizuar praninë e substancave të paligjshme gjatë kontrollit të mjetit.
Insajderi ka kontaktuar kompaninë në fjalë për të konfirmuar rastin. Megjithëse nga pamjet e publikuara shihet qartë se kamioni mban logon e tyre, përfaqësues të kompanisë kanë mohuar se mjeti i përket kompanisë “AL Cargo” sh.p.k./Periskopi/




